BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
Bashkimi Evropian do të ndërmarrë hapa për të kufizuar qasjen e fëmijëve të vegjël në rrjetet sociale në të gjitha 27 vendet anëtare, ka thënë të hënën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo ka prezantuar një dokument të përgatitur nga dy ekspertë, i cili rekomandon një qasje të shkallëzuar. Sipas propozimit, fëmijëve nën moshën 13 vjeç do t’u lejohet përdorimi i rrjeteve sociale vetëm për periudha të kufizuara kohore dhe nën mbikëqyrjen e prindërve, kujdestarëve ose mësuesve. Kufizimet do të hiqen gradualisht, ndërsa adoleshentët rriten në moshë. “Është e qartë se kemi nevojë për kufizime të përshtatshme sipas moshës për platformat”, u ka thënë von der Leyen gazetarëve në Bruksel. “Pyetja nuk është më nëse fëmijët përballen me rreziqe në internet, por çfarë...
Burimi:
opinion.al