Izraeli mban zgjedhje më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish
Izraeli do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, data e fundit e parashikuar nga ligji, në një proces që shihet gjerësisht si një test për udhëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu pas luftës në Gaza. Parlamenti izraelit, Knesset, njoftoi se do të përfundojë mandatin e tij të plotë katërvjeçar më 17 korrik, duke i dhënë koalicionit qeverisës mundësinë të përmbyllë një mandat të plotë për herë të parë pas dekadash. Sipas deklaratës së parlamentit, nuk ka nevojë për shpërbërjen e Knessetit, pasi data e zgjedhjeve është përcaktuar tashmë me ligj. Netanyahu, 76 vjeç, kryeministri me mandatin më të gjatë në historinë e Izraelit, ka konfirmuar se do të kandidojë sërish, duke deklaruar se synon të fitojë zgjedhjet. Në prag të procesit zgjedhor, qeveria e tij,...
Burimi:
opinion.al