Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin

Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur urdhrat për zbatimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit, duke i hapur rrugën rikthimit në detyrë të Alban Dokushit si sekretar i përgjithshëm i Bashkisë, i cili ishte shkarkuar më parë me urdhër të Anuela Ristanit. Urdhrat janë protokolluar në Bashkinë e Tiranës dhe vijnë pas vendimit të gjykatës, e cila ka shpallur absolutisht të pavlefshme aktet për lirimin e Dokushit nga shërbimi civil dhe për përfundimin e marrëdhënieve financiare. Sipas arsyetimit të Gjykatës Administrative të Apelit, këto akte konsiderohen juridikisht sikur nuk kanë ekzistuar asnjëherë, pasi nuk kanë prodhuar pasoja juridike dhe nuk kanë hyrë në fuqi. Gjykata ka theksuar se vendimet e shpallura me pavlefshmëri absolute nuk mund të...