”Amerika merr kontrollin e Ngushticës së Hormuzit”, presidenti Trump: Këtë herë do të paguhet

”Amerika merr kontrollin e Ngushticës së Hormuzit”, presidenti Trump: Këtë herë do të paguhet

Bota E Hënë, 13 Korrik 2026 16:02 Presidenti i Amerikës, Donald Trump, informon se Uashingtoni do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe se këtë herë misioni nuk do të kryhet pa kompensim financiar nga aleatët. Në një intervistë telefonike për FOX News të hënën, Trump tha se SHBA-ja nuk do të lejojë më Iranin të ketë ndikim në këtë rrugë strategjike detare. ”Ne po marrim kontrollin e Ngushticës. Ata nuk kanë më asgjë. Ne do ta mbajmë kontrollin e saj. Ndoshta do ta menaxhojmë. Do të jemi rojet e Ngushticës dhe këtë herë do të paguhemi. E kemi mbrojtur për 50 vjet pa u paguar, tani do të fitojmë para”, u shpreh ai. Trump argumentoi se barra financiare e garantimit të sigurisë në...