Dil në protestë! Mimoza Ahmeti flet për thirrjet dhe tregon vendimin e saj: S’po marr vesh fare

Dil në protestë! Mimoza Ahmeti flet për thirrjet dhe tregon vendimin e saj: S’po marr vesh fare

Showbiz E Hënë, 13 Korrik 2026 14:50 Mimoza Ahmeti, ka reaguar ndaj kërkesave të shumta të ndjekësve për t’iu bashkuar protestës anti-qeveritare që vijon prej 43 ditësh përballë Kryeministrisë. Teksa ishte në një ”LIVE” në Instagram, ajo ka sqaruar një herë e mirë pozicionin e saj, duke refuzuar pjesëmarrjen. Fituesja e ”Ferma Vip 3” ka treguar se pas eksperiencës së gjatë në reality-show, ndihet e konsumuar fizikisht dhe psikologjikisht. ”Ku kam taka unë për protestë, jam lodhur, jam gërdis, plot tre muaj në fermë”,-është shprehur ajo, duke iu përgjigjur kështu komentuesve që prisnin ta shihnin në shesh mes protestuesve. Ahmeti nuk ka kursyer as kritikat e ashpra ndaj shoqërisë, duke kujtuar kohën kur vetë ajo dilte për të kërkuar të drejtat e saj, ndërsa të...