Milani nxjerr në shitje Fofana. Largohet për 25 milionë euro, Amorim ka plane të tjera

Milani nxjerr në shitje Fofana. Largohet për 25 milionë euro, Amorim ka plane të tjera

13 Korrik 2026 14:10 Alfred Lleshi E ardhmja e Youssouf Fofana te Milani është gjithnjë e më e pasigurt. Me nisjen e ciklit të ri nën drejtimin e Ruben Amorim, mesfushori francez nuk konsiderohet më pjesë e grupit të futbollistëve të paprekshëm dhe mund të largohet nëse mbërrin oferta e duhur. Të hënën në Milanello nisi zyrtarisht sezoni 2026/27, me Amorimin që fillon punën për të ndërtuar një Milan të ri, pas një tjetër sezoni zhgënjyes pa kualifikim në Ligën e Kampioneve. Trajneri portugez synon të krijojë një skuadër moderne dhe me identitet të qartë. Ndërkohë, drejtuesit kuqezinj po vazhdojnë punën në merkato për të plotësuar ekipin sipas kërkesave të trajnerit. Në këtë projekt të ri, Fofana nuk shihet si një element i domosdoshëm. Milani...