Deontay Wilder i “hap derën” sfidës me Oleksandr Usyk, përballja në Amerikë ose Arabinë Saudite
Menaxheri i Deontay Wilder, Shelly Finkel, ka konfirmuar se ish-kampioni i botës në peshën e rëndë do ta mirëpriste një përballje me Oleksandr Usyk. Mediat britanike konfirmojnë se ukrainasi synon një duel me rivalin amerikan këtë vit. Usyk hoqi dorë nga titujt kampione bote në kategoritë WBC, IBF dhe WBA për ta liruar atë nga angazhimet e tij të detyrueshme për titull. Finkel i tha Sky Sports: “Nëse kushtet do të ishin të drejta, Deontay do ta mirëpriste mundësinë për t’u përballur me Usyk”. “Usyk është një kampion i shkëlqyer dhe do të ishte një nder të luftoja me të. Ai është një nga më të mirët e epokës. Kam nevojë që ai të arrijë atë që duhet të arrij unë”, pat deklaruar më herët...
Burimi:
telesport.al