Kurti uron Dua Lipën për nisjen e Sunny Hill: Shijoni gjithçka që ofrojnë Prishtina e Kosova
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka kushtuar një postim në rrjetin social X (ish-Twitter) artistes me famë botërore, Dua Lipa, me rastin e nisjes së edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival. Përmes postimit të tij, Kurti vlerësoi rëndësinë që festivali ka fituar ndër vite për skenën kulturore të Kosovës, duke theksuar se ai tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend. “Sunny Hill Festival, i organizuar nga Dua Lipa, është shndërruar në një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës, duke tërhequr më shumë se 100 mijë vizitorë vetëm gjatë vitit të kaluar. Me nisjen e festivalit sot, u urojmë të gjithëve një përvojë të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Shijoni muzikën, atmosferën dhe gjithçka që kanë për...
Burimi:
ntv.al