Kriza e Ceutës thellon përçarjen në Europë, Spanja akuzon disa vende të BE për reagime egoiste e të paligjshme / Sánchez letër Von der Leyen
Spanja ka dënuar reagimet e disa vendeve të Bashkimit Evropian pas fluksit të rreth 60 mijë migrantëve nga Maroku drejt enklavës spanjolle të Ceutës, duke i cilësuar ato si egoiste, përçarëse dhe të paligjshme. Italia pezulloi përkohësisht zbatimin e marrëveshjes Schengen me Spanjën. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i përshkroi ngjarjet si tronditëse, ndërsa Finlanda dhe Danimarka mbështetën vendimin italian. Edhe kryeministri çek, Andrej Babiš, kërkoi pezullimin e përkohshëm të anëtarësimit të Spanjës në zonën Schengen. Në një letër drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez shprehu shqetësimin për qëndrimin e disa qeverive evropiane. Ai theksoi se Spanja riktheu kontrollin e plotë të kufirit brenda 48 orëve dhe pengoi çdo lëvizje të paautorizuar drejt Evropës kontinentale. Sánchez shtoi se, ndonëse...
Burimi:
javanews.al