Alarm në Karaburun, sinjali SOS shpëton dy të miturit gjermanë!

Alarm në Karaburun, sinjali SOS shpëton dy të miturit gjermanë!

Gjatë natës së mbrëmshme, dy të mitur me shtetësi gjermane humbën rrugën në zonën e Karaburunit, duke kërkuar ndihmë përmes sinjalit SOS. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në terren u angazhuan shërbimet e Policisë, ekipi i Kërkim-Shpëtimit, si dhe punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, të cilët nisën operacionin për gjetjen e tyre. Rreth orës 04:00 të mëngjesit, ekipet arritën t’i lokalizonin dy të miturit, ndërsa rreth orës 06:30 u bë i mundur shpëtimi i tyre. Fatmirësisht, ata u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.