Rrëfimi i 6 italianëve për pushimet në Shqipëri: Na ndoqën, na dhunuan dhe kërcënuan me thikë në Tiranë
Një media italiane ka publikuar dëshminë e gjashtë të rinjve nga Venosa, të cilët pretendojnë se pushimet e tyre në Tiranë përfunduan në një episod të dhunshëm vetëm pak orë pas mbërritjes në Shqipëri. Sipas rrëfimit të publikuar nga Basilicata24.it, të rinjtë kishin mbërritur në kryeqytetin shqiptar më 29 korrik për të kaluar disa ditë pushime, por vendosën të ktheheshin në Itali mëngjesin e ditës pasuese. Njëri prej tyre tregon se, pasi dolën nga apartamenti ku ishin akomoduar, u afrua një grup të rinjsh vendas që i pyeti nga vinin. Pasi mësuan se ishin italianë, sipas dëshmisë së tyre, grupi filloi t’i ndiqte në drejtim të Sheshit Skënderbej. Artikulli i plotë: Një pushim i vështirë për t’u harruar për gjashtë të rinj nga Venosa (Itali),...
Burimi:
ntv.al