Berisha: Nuk jemi kundër marrëveshjes me SHBA, por kundër procedurës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se grupi parlamentar i PD-së është i gatshëm të votojë pro marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara për blerjen e pajisjeve ushtarake, nëse procedura e miratimit rikthehet në përputhje me Kushtetutën. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha theksoi se opozita mbështet rritjen e investimeve në mbrojtje dhe marrëveshjen me SHBA, por kundërshton mënyrën se si ajo u miratua në Kuvend. Sipas tij, Partia Demokratike mbështet kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, ndërsa falënderoi qeverinë amerikane për kredinë që, sipas tij, do t’i mundësojë Shqipërisë blerjen e pajisjeve moderne për Forcat e Armatosura. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkelur procedurat kushtetuese gjatë shqyrtimit të...
Burimi:
ntv.al