Zbardhet plani i madh për Gazën, 15 pika për fundin e luftimeve, çarmatimin e Hamasit dhe administrimin e ri të territorit

Zbardhet plani i madh për Gazën, 15 pika për fundin e luftimeve, çarmatimin e Hamasit dhe administrimin e ri të territorit

Bordi i Paqes ka publikuar planin e tij 15-pikësh për zbatimin e fazave përfundimtare të planit të armëpushimit në Gaza të Presidentit Trump, duke përfshirë dispozitat për çarmatimin e Hamasit dhe tërheqjen graduale të Izraelit nga territori palestinez. Sipas Al Arabya, Izraeli, si dhe Hamasi dhe fraksionet palestineze, do të ndërpresin operacionet ushtarake. Orari dhe mekanizmat e planit do të përgatiten brenda 14 ditëve pasi të gjitha palët të miratojnë planin, me një zgjatje të mundshme. Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG) do të hyjë në Rripin e Gazës dhe do të fillojë të marrë përgjegjësitë e tij. Gaza do të qeveriset sipas parimit “Një Autoritet, Një Ligj, Një Armë”. Personeli i policisë i trajnuar rishtazi do të përfshihet në strukturat ekzistuese të policisë,...