Koçeku kundër konsullatës serbe në Shkodër: Kjo nuk kalon lehtë”, paralajmëron protestë
Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka reaguar publikisht kundër idesë për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, duke deklaruar se një nismë e tillë do të përballet me kundërshtim qytetar. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Koçeku e lidhi këtë debat me zhvillimet e fundit në Kosovë, ku autoritetet kanë vijuar gërmimet në Zubin Potok në kërkim të trupave të personave të zhdukur gjatë luftës. Sipas saj, ndërsa në Kosovë vijojnë kërkimet për varreza masive dhe hetimet për krimet e luftës, diskutimi për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër ngre shqetësime dhe reagime të forta. Koçeku kritikoi institucionet shqiptare për atë që e cilësoi mungesë transparence, duke pretenduar se deri më tani janë dhënë vetëm “sqarime të turbullta” lidhur me...
Burimi:
ntv.al