Koleksioni misterioz që nisi nga një sy i pikturuar

Koleksioni misterioz që nisi nga një sy i pikturuar

Ajo që nisi si një blerje e rastësishme në një panair antikesh në Boston u shndërrua në një pasion që zgjati më shumë se katër dekada. David dhe Nan Skier, një çift nga Alabama, kanë krijuar atë që konsiderohet koleksioni më i madh në botë i bizhuterive të rralla të njohura si “Lover’s Eyes” – miniatura me sy të pikturuar që simbolizonin dashurinë, besnikërinë dhe kujtimin. Gjithçka filloi kur David, një okulist tashmë në pension, vuri re një unazë të veçantë me një sy të pikturuar, të rrethuar nga smalt blu, diamante dhe perla. Kurioziteti për historinë e saj i shtyu ata të mësonin më shumë për këto objekte të rralla dhe të nisnin koleksionimin e tyre. Sot, koleksioni i tyre përfshin 158 objekte, mes...