‘Sunday Times’: Phil Collins rrëfen dramën e jetës: Mjekët nuk ishin të sigurt nëse do të mbijetoja

‘Sunday Times’: Phil Collins rrëfen dramën e jetës: Mjekët nuk ishin të sigurt nëse do të mbijetoja

Legjenda e muzikës britanike, Phil Collins, ka bërë një nga rrëfimet më tronditëse të jetës së tij, duke zbuluar se ishte shumë pranë vdekjes pas një krize të rëndë shëndetësore të lidhur me varësinë nga alkooli. Në një intervistë për “The Sunday Times”, 75-vjeçari tregoi se gjatë vitit 2024 u shtrua për shtatë muaj në një spital në Zvicër, pasi veshkat dhe organet e tjera nisën të mos funksiononin më. “Veshkat e mia nuk po funksiononin më, ndërsa edhe organet e tjera po fillonin të dështonin. Njerëzit po vinin të më thoshin lamtumirë”, u shpreh Collins, duke shtuar se nuk mban mend asgjë nga ato momente, pasi ishte në gjendje kritike. Sipas artistit, mjekët diskutuan edhe mundësinë e heqjes së aparaturave, që e mbanin në...