Nxënësit nga Kosova shkëlqejnë në `NEO Science Olympiad` në SHBA

Nxënësit nga Kosova shkëlqejnë në `NEO Science Olympiad` në SHBA

Nxënësit nga Kosova kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në Olimpiadën ndërkombëtare të shkencës dhe inovacionit, NEO Science Olympiad 2026, të mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku morën pjesë nxënës nga shumë vende të botës, të cilët garuan në fusha të ndryshme, duke u vlerësuar me çmimet “Best of the Best” për rezultatet e tyre në nivel ndërkombëtar. Këto vlerësime u ndahen garuesve që dallohen për performancë të jashtëzakonshme në disiplinat e olimpiadës, ndërsa këtë vit katër nxënës nga Kosova u renditën mes më të mirëve. Me medaljen e artë “Best of the Best – Science” u vlerësuan Vesa Kiçmari, nxënëse e klasës së tetë nga Prishtina dhe Kaon Emerllahu, nxënës i klasës së tretë nga Fushë Kosova. Ndërkaq, Dion Gashi, nxënës i klasës...