Një finale nën drita e fishekzjarre: Sunny Hill mbyll edicionin me Martin Garrix
Dilara Sollova Pas ditëve të mbushura me muzikë, zëra, ritme dhe mijëra njerëz që e kthyen hapësirën e festivalit në një qytet të vogël të muzikës, Sunny Hill Festival e përmbylli edicionin e sivjetmë me një natë të ndërtuar mbi energjinë e muzikës elektronike dhe atmosferën që tashmë është bërë pjesë e identitetit të festivalit. Nata e fundit solli në skenë një varg artistësh, duke e ngritur gradualisht ritmin deri te një prej momenteve më të pritura të gjithë festivalit, rikthimi i Martin Garrix në Prishtinë. Para se Garrix të merrte kontrollin e skenës, nata nisi të marrë formë përmes performancave të Caboo, Anitë, Disco Magic Band, Nautica, Sancet, Us Two, The Milk Snatchers, Us Two B2B Nautica, Syte, Kim Turnbull, Bees & Honey, Roya...
Burimi:
kultplus.com