“Këndi i kurajos”, ekspozitë me punime artizanale të grave në Etno Fest
Në kuadër të Etno Fest, më 9 dhe 10 gusht, organizata Artpolis – Art and Community, në bashkëpunim me Varëse Punim Dore – QPDG, do të organizojë ekspozitën “Këndi i kurajos” në Kukaj. Ekspozita do të sjellë punime autentike të grave artizane nga komunitete të ndryshme, duke promovuar trashëgiminë kulturore dhe fuqizimin ekonomik të grave përmes artizanatit. Vizitorët do të kenë mundësi të shohin dhe të blejnë tekstile të punuara në vek, punime dore, goblenë, filigran, veshje tradicionale dhe produkte të tjera të artizanatit tradicional. Organizatorët bëjnë të ditur se “Këndi i kurajos” synon të krijojë një hapësirë ku vlerësohet puna krijuese e grave dhe ruajtja e zejeve tradicionale, duke ftuar publikun që të vizitojë ekspozitën dhe të mbështesë punën e artizaneve nga komunitete të...
Burimi:
kultplus.com