BE investon 2,4 miliardë dollarë për IA-në, hyn fuqishëm në garë me SHBA-në dhe Kinën
Bashkimi Evropian do të investojë 10 miliardë euro (11,4 miliardë dollarë) për ndërtimin e shtatë qendrave gjigante të inteligjencës artificiale (IA), në përpjekje për të arritur nivelin e SHBA-së dhe Kinës në këtë teknologji, sipas AP. Komisioni Evropian shpreson që ky financim publik, të tërheqë edhe 20 miliardë euro investime private, duke e çuar vlerën totale të projektit në rreth 30 miliardë euro. Henna Virkkunen, nënkryetare ekzekutive e Komisionit Evropian përgjegjëse për teknologjinë, tha se Evropa ka nevojë urgjente, për kapacitete shumë të mëdha kompjuterike, pasi zhvillimi i inteligjencës artificiale po përshpejtohet me ritme të larta. BE-ja po përpiqet të forcojë atë që e quan “pavarësi teknologjike” – që do të thotë – të mos varet nga kompanitë dhe teknologjitë e vendeve të tjera. Zyrtarët...
Burimi:
kultplus.com