31 korrik 1908: U themelua klubi “Bashkimi”, me synim zhvillimin e arsimit dhe gjuhës shqipe

31 korrik 1908: U themelua klubi “Bashkimi”, me synim zhvillimin e arsimit dhe gjuhës shqipe

Më 31 korrik 1908, patriotët Fehim Zavalani dhe Gjergj Qiriazi themeluan në Manastir klubin “Bashkimi”, një organizatë me karakter politiko-kulturor që luajti një rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare shqiptare. Sipas Muzeut Historik Kombëtar, klubi kishte si synim përparimin kombëtar përmes përhapjes së shkollave shqipe dhe zhvillimit të gjuhës shqipe. Krahas veprimtarisë kulturore, një strukturë e fshehtë që vepronte brenda tij angazhohej politikisht për realizimin e autonomisë së vendit, përcjell KultPlus. Veprimtaria e klubit u mbështet edhe nga shtypi patriotik i kohës, veçanërisht përmes gazetave “Bashkimi i Kombit” dhe “Drita”, të cilat kontribuuan në ndërgjegjësimin e opinionit publik për çështjen kombëtare. Klubi “Bashkimi” pati një rol të rëndësishëm në Kongresin e Manastirit të vitit 1908, duke kontribuar në organizimin e përpjekjeve për njësimin e alfabetit...