Rita Ora: Mezi pres të festoj me ju në Ohrid Summer Festival

Rita Ora: Mezi pres të festoj me ju në Ohrid Summer Festival

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa nga momentet më të veçanta të turneut të saj veror, duke publikuar një seri fotografish nga koncertet e fundit. Përmes një mesazhi, artistja u shpreh e emocionuar për performancën e radhës, e cila do të mbahet këtë të shtunë në Ohrid Summer Festival. “Mezi pres të festoj me ju këtë të shtunë në Ohrid Summer Festival. Shihemi shumë shpejt,” ka shkruar Rita Ora në mbishkrimin e fotografive. Koncerti do të zhvillohet në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër dhe organizohet nga Pragma Music. Interesimi për këtë performancë ka qenë i madh, ndërsa biletat vazhdojnë të jenë në shitje. Turneu veror i Rita Orës ka përfshirë deri më tani koncerte...