Kartolinë gushti nga Saranda e kroçerave
Me një fluks në rritje të turistëve vendas dhe të huaj, muaji gusht mbetet piku i sezonit turistik në Sarandë. Porti i Sarandës është bërë tashmë ndalesa e dhjetëra kroçierave gjatë këtij viti, duke e kthyer qytetin në një destinacion të rëndësishëm turistik veçanërisht për vizitorët e huaj. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga gjiri i Sarandës që ka mirëpritur një tjetër kroçerë këto ditë gushti. “Kartolinë gushti nga Saranda”, u shpreh Rama krahas pamjeve. Sezoni i kroçierave në Sarandë për vitin 2026 u hap në muajin mars me mbërritjen e anijes “Sapphire Princess”, e cila solli mijëra turistë të huaj. Turistët vijnë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë SHBA-në, Italinë, Gjermaninë dhe Francën, për të vizituar pikat historike si Butrinti, Syri i...
Burimi:
kultplus.com