Nisin punimet për restaurimin e shkollës së vjetër “Ryzhdije” në Prizren

Nisin punimet për restaurimin e shkollës së vjetër “Ryzhdije” në Prizren

Në Prizren kanë nisur punimet për restaurimin dhe konservimin e shkollës së vjetër “Ryzhdije”, një objekt me rëndësi për trashëgiminë kulturore dhe historike të qytetit. Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se ndërtesa, e ndërtuar në vitin 1896, po i nënshtrohet ndërhyrjeve pas vitesh dëmtimi dhe braktisjeje. Sipas Bogujevcit, punimet janë duke u zhvilluar me financim nga Ministria e Kulturës, me synim ruajtjen dhe rikthimin e këtij objekti që dëshmon historinë dhe zhvillimin e Prizrenit. “Një ndërhyrje tjetër për ta ruajtur trashëgiminë e Prizrenit”, ka shkruar Bogujevci. Restaurimi i shkollës “Ryzhdije” synon që ndërtesa të ruhet si pjesë e trashëgimisë së qytetit dhe të rikthehet në gjendje që do t’i mundësojë të ardhmen si një dëshmi e rëndësishme e historisë së Prizrenit./KultPlus.com