MASh u bën thirrje prindërve të presin katalogun zyrtar para blerjes së teksteve shkollore
Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore, pasi procesi i negocimit të çmimeve me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Sipas Ministrisë, për shkak të këtij procesi, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore dhe çmimet përkatëse ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të institucionit. Pas përfundimit të negociatave me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar, së bashku me çmimet e teksteve, ndërsa do të përcaktojë edhe shumën përkatëse që do të mbulohet për blerjen e librave për secilin nxënës. Për këtë arsye, prindërit dhe kujdestarët ligjorë janë ftuar të presin njoftimin zyrtar dhe të shmangin blerjet paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht,...
Burimi:
kultplus.com