Petrit Ruka, poeti dhe kineasti që la gjurmë në letërsinë dhe kinematografinë shqiptare
Petrit Ruka, poet, skenarist dhe regjisor i njohur shqiptar, mbetet një prej emrave të rëndësishëm të letërsisë dhe kinematografisë shqiptare. I lindur më 21 gusht 1954 në Tepelenë, Ruka e ndërtoi krijimtarinë e tij mes poezisë, filmit dhe dramaturgjisë, duke lënë pas një vepër të pasur artistike. Ruka kreu studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, ndërsa më vonë ndoqi studimet pasuniversitare për dramaturgji filmike në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, gjatë viteve 1985–1986, shkruan KultPlus. Karrierën e nisi si pedagog në Shkollën e Mesme të Përgjithshme në Tepelenë, ku punoi nga viti 1976 deri më 1984. Më pas iu përkushtua kinematografisë, duke punuar si skenarist dhe regjisor në Kinostudion “Shqipëria e Re” dhe më vonë në Alba Film Studio në Tiranë,...
Burimi:
kultplus.com