Fëmijët e Robin Williams rikthejnë llogarinë e tij në Instagram për të ruajtur trashëgiminë e aktorit

Fëmijët e Robin Williams rikthejnë llogarinë e tij në Instagram për të ruajtur trashëgiminë e aktorit

Tre fëmijët e të ndjerit Robin Williams, Zak, Zelda dhe Cody, kanë rikthyer llogarinë e aktorit në Instagram, e cila kishte qëndruar e heshtur për më shumë se një dekadë. Në një postim të publikuar këtë javë, ata thanë se synojnë ta shndërrojnë llogarinë në një hapësirë “të sigurt dhe të besueshme”, ku fansat mund të gjejnë histori, fotografi, video dhe kujtime që lidhen me jetën dhe karrierën e aktorit. “Ndërsa kujtojmë atë që do të ishte viti i 75-të i babait tonë, jemi mirënjohës që shohim breza të rinj duke zbuluar punën e tij, ndërsa fansat e vjetër vazhdojnë të festojnë gëzimin që ai solli në jetën e tyre”, shkruan fëmijët e tij. Ata shtuan se, me zhvillimin e teknologjisë, duan që kjo hapësirë...