Volejbollistet e Kosovës me fitore historike në Taranto

Volejbollistet e Kosovës me fitore historike në Taranto

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra ka shënuar një fitore historike në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke mposhtur Algjerinë me rezultat 3:0. Këtë ndeshje e ndoqi nga afër U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, e shoqëruar nga ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe Ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala. Prania e përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës ishte një mesazh i rëndësishëm mbështetjeje për sportistet kosovare, të cilat po e përfaqësojnë vendin në një prej ngjarjeve më të mëdha sportive të rajonit. Vajzat e Kosovës zhvilluan një paraqitje të sigurt dhe dominuese ndaj Algjerisë, duke e mbyllur ndeshjen në tri sete: 19:25, 10:25, 14:25. Kjo ishte fitorja e parë e Kosovës në volejbollin e femrave...