Start i dobët për Vllazninë, Skënderbeu e ndal në “Loro Boriçi”

Start i dobët për Vllazninë, Skënderbeu e ndal në “Loro Boriçi”

Abissnet Superiore, java e parë 2026/2027: Vllaznia-Skënderbeu 2-2 (Balaj 50, 54′ pen/ Janaqi 57′, Bismark 74′) Vllaznia dhe Skënderbeu barazuan 2-2 në sfidën hapëse të sezonit të ri futbollistik 2026/27. Dy skuadra të cilat janë ndryshuar goxha gjatë merkatos së verës por që në këtë ndeshje u vërtetua se lëvizejt te kuqeblutë nuk ishin ndër më të mirat. Kjo pasi edhe pse Balaj shënoi dy herë për vendasit në vijim askush nga lojtarët e Edi Martinit nuk arriti të punojë për të administruar. Në anën tjetër korçarët vendosën zemrën në fushë dhe pasi Janaqi shënoi një supergol ishte radha e Bismark për të gjetur golin e barazimit. Në fund Vllaznia mbeti me një lojtar më pak pasi Dylise u ndëshkua me dy të verdhë./ Sportiim.al/...