“Destinacion unik, ku natyra është spektakël”- Nis festivali “Ah Theth”, Rama jehonë lajmit: Mes bukurive të Alpeve!
Thethi mirëpret këtë fundjavë festivalin “Ah Theth”, një aktivitet që ndërthur muzikën, sportin, aventurën dhe traditën në një prej destinacioneve më të bukura turistike të Shqipërisë. Festivali zhvillohet nga 21 deri më 23 gusht, duke sjellë dy net dhe tri ditë aktivitete, nga perëndimi deri në lindjen e diellit, në mes të peizazheve spektakolare të Alpeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, e cilësoi Thethin si një vend ku “natyra është spektakli më i bukur”, duke ftuar vizitorët të bëhen pjesë e atmosferës së festivalit gjatë kësaj fundjave. “Në Thethin magjik, aty ku natyra është spektakli më i bukur, kjo fundjavë vjen me muzikë, sport, aventurë dhe plot energji. 21-23 gusht, festivali “Ah Theth” sjell dy net e tri ditë, nga perëndimi...
Burimi:
javanews.al