Kalaja e Elbasanit, qendra historike që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë

Kalaja e Elbasanit, qendra historike që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë

Qindra vizitorë vendas e të huaj po zgjedhin të ndalen në zemër të Elbasanit, aty ku historia, kultura dhe tradita ruhen në çdo gur. Kalaja e Elbasanit është kthyer në një nga pikat më tërheqëse për turistët, të cilët shëtisin nëpër rrugicat e saj, fotografojnë çdo detaj dhe zbulojnë nga afër një pjesë të historisë së qytetit. Sapo kalon portën e Kalasë, duket sikur lë pas zhurmën e qytetit dhe hyn në një tjetër kohë. Rrugicat me kalldrëm të çojnë mes historisë, ndërsa muret e lashta, shtëpitë karakteristike dhe gjurmët e qytetërimeve ndër shekuj i japin çdo hapi një tjetër kuptim. Kishat, xhamitë, shtëpitë karakteristike, dyqanet e vogla të suvenireve, lokalet dhe rrugicat plot jetë krijojnë një mozaik të veçantë, ku e kaluara bashkëjeton natyrshëm...