Kanosi gjatë ushtrimit të detyrës një grup xhirimi, vihet në pranga 64-vjeçari në Tiranë
Një 64-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi kanosi gjatë ushtrimit të detyrës një grup xhirimi. Sipas informacioneve policore, në pranga është vënë S. I., i cili kryente punime pa leje te burimi i ujit, ku grupi i xhirimit do të realizonte kronikën. Pak minuta pas kallëzimit të 3 shtetasve, me detyra përkatëse gazetar, operator dhe drejtues automjeti, 64-vjeçari u kap në zonën malore të fshatit Zbarqë. Gjatë kontrollit të banesës së 64-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu pa leje, municion dhe një armë e ftohtë (shufër metalike). Njoftimi i policisë: Tiranë Kanosi gjatë ushtrimit të detyrës, një grup xhirimi, kapet në një terren të thepisur, pak minuta pas kallëzimit të 3 shtetasve, dhe vihet në pranga 64-vjeçari. I arrestuari kryente punime pa...
Burimi:
sot.com.al