Irani kërcënon SHBA-të për Ngushticën e Hormuzit, rriten tensionet pas “Projektit Liri”

Irani kërcënon SHBA-të për Ngushticën e Hormuzit, rriten tensionet pas “Projektit Liri”

Irani ka paralajmëruar se do të godasë forcat amerikane nëse ato tentojnë të hyjnë në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës. Reagimi vjen pas deklaratave të Donald Trump për një operacion që synon garantimin e kalimit të sigurt të anijeve në këtë zonë strategjike. Sipas gjeneralit Ali Abdollahi, çdo prani e forcave të huaja në ngushticë do të konsiderohet objektiv, duke theksuar se “veçanërisht ushtria agresive amerikane” do të përballet me kundërpërgjigje. Ai shtoi se Teherani e konsideron Ngushticën e Hormuzit nën kontrollin e tij dhe çdo kalim duhet të koordinohet me autoritetet iraniane. Nga ana tjetër, ushtria amerikane ka bërë të ditur se operacioni, i quajtur “Projekti Liri”, do të përfshijë një prani të...