Pllakos epidemia e hantavirusit në kroçerën në Atlantik, 3 të vdekur! OBSH: Dyshohet për raste të tjera
rganizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka raportuar tre vdekje të lidhura me një shpërthim të mundshëm të hantavirusit, një sëmundje që mund të shkaktojë sindromë respiratore akute, në bordin e një anijeje turistike në Oqeanin Atlantik. “OBSH është informuar për një ngjarje të shëndetit publik që përfshin një anije turistike në lundrim në Oqeanin Atlantik dhe po ofron mbështetje”, bëri të ditur organizata. Anija, MV Hondius, ishte nisur nga Ushuaia drejt Kepit të Gjelbër. Sot ajo ndodhej pranë portit të Praias, kryeqyteti i Kepit të Gjelbër. “Deri më tani, një rast infeksioni me hantavirus është konfirmuar në laborator dhe pesë raste të tjera janë të dyshuara. Nga gjashtë personat e prekur, tre kanë vdekur dhe një është aktualisht në terapi intensive në Afrikën e Jugut”,...
Burimi:
syri.net