Përplasje e fortë në Shtëpinë e Bardhë! Trump i bërtet gazetares së CNN: Hesht! Hesht! Hesht! (VIDEO)

Përplasje e fortë në Shtëpinë e Bardhë! Trump i bërtet gazetares së CNN: Hesht! Hesht! Hesht! (VIDEO)

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas ashpër të hënën me gazetaren e CNN, Kristen Holmes, gjatë një prononcimi në Shtëpinë e Bardhë, pasi ajo e pyeti nëse kishte komunikuar me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Holmes e pyeti Trump nëse Kim i kishte kërkuar të kufizonte stërvitjet e përbashkëta ushtarake të SHBA-së me Korenë e Jugut. Presidenti e ndërpreu gazetaren dhe i tha: “Hesht!”, duke e akuzuar më pas se ishte “reportere e rreme” dhe se raportonte “lajme të rreme”. Gazetarja tentoi të rikthehej te pyetja, duke sqaruar se donte të dinte nëse kishte folur me Kim Jong-un dhe nëse lideri koreano-verior i kishte kërkuar reduktimin e stërvitjeve ushtarake. Trump vazhdoi ta ndërpresë dhe i tha disa herë: “Hesht! Hesht! Hesht!”. Përplasja erdhi...