Rutte pas vendimit të Trump për tërheqjen e 5,000 trupave nga Gjermania: Evropianët e kuptuan mesazhin
Vendet evropiane e kanë “marrë mesazhin” nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe tani po sigurohen që marrëveshjet për përdorimin e bazave ushtarake të zbatohen, tha të premten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Deklaratat u bënë gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Armeni. Më herët, Trump kishte kritikuar disa vende të NATO-s se nuk po bënin mjaftueshëm për të mbështetur Shtetet e Bashkuara në luftën me Iran. Si shenjë e pakënaqësisë ndaj aleatëve evropianë, SHBA njoftuan të premten planin për të tërhequr rreth 5 mijë trupa nga Gjermania. “Po, ka pasur njëfarë zhgënjimi nga ana e SHBA-së, por evropianët e dëgjuan mesazhin”, u shpreh Rutte para gazetarëve. Ai shtoi se vendet evropiane po sigurohen tashmë që marrëveshjet dypalëshe për bazat ushtarake...
Burimi:
vizionplus.tv