Erdogan bisedë telefonike me Trump, presidenti turk kërkon diplomaci për uljen e tensioneve SHBA-Iran
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka theksuar rëndësinë e rrugës diplomatike për uljen e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, gjatë një bisede telefonike që zhvilloi të hënën, më 17 gusht, me presidentin amerikan Donald Trump. Dy liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe SHBA-së, si dhe një sërë zhvillimesh rajonale dhe ndërkombëtare. Duke iu referuar tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit, Erdogan i tha Trumpit se është e rëndësishme që diplomacia të shfrytëzohet në maksimum. Ai shprehu gjithashtu shpresën se negociatat do të vijojnë, duke siguruar se Turqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për paqe. Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua edhe zhvillimeve në Gaza. Presidenti turk theksoi se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë paqen e qëndrueshme në rajon, si...
Burimi:
vizionplus.tv