Historiku / Radaçit ia hoqën vetëm 1 muaj patentën, Policia shkeli ligjin për rastin përsëritës

Historiku / Radaçit ia hoqën vetëm 1 muaj patentën, Policia shkeli ligjin për rastin përsëritës

Policia e Durrësit rezulton se ka falur në një rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor Nikoll Radaçin, shoferin 57-vjeçar i cili dje përplasi me makinë 3 fëmijë, duke i marrë jetën në vend 2 prej tyre, e duke plagosur rëndë të tretin. Në komunikatën zyrtare të publikuar sot nga blutë e Durrësit, historiku si shofer i Nikoll Radaçit është i njollosur me shkelje të shumta të Kodit Rrugor, sidomos me parakalim të gabuar dhe tejkalim të shpejtësisë. Për këtë të fundit, vetëm në vitin 2022, 57-vjeçarit i është pezulluar 2 herë leja e drejtimit të automjetit, me nga 1 muaj. Dhe këtu del në pah shkelja e ligjit nga Policia e Durrësit. Sipas Nenit 140 të Kodit Rrugor, pezullimi 1 mujor i patentës...