Dy fëmijë të vdekur nga aksidenti, Koçiu shkon për ngushëllim në Durrës, thirrje për respektim të rregullave: U prehshin në paqe engjëjt e vegjël

Dy fëmijë të vdekur nga aksidenti, Koçiu shkon për ngushëllim në Durrës, thirrje për respektim të rregullave: U prehshin në paqe engjëjt e vegjël

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vizituar sot familjet e fëmijëve që humbën jetën nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në Durrës. Koçiu  ka theksuar se kjo është një dhimbje që nuk mund të shpjegohet dhe nuk mund të zëvendësohet me asnjë fjalë ngushëllimi, pasi jeta e ndërprerë në mënyrë tragjike në moshë të njomë lë një plagë të përhershme për familjet. Ajo ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e përgjegjësisë dhe respektimit të rregullave e standardeve të sigurisë, duke e cilësuar ngjarjen si një thirrje të fortë për ndërgjegjësim dhe parandalim të tragjedive të ngjashme në të ardhmen. Mesazhi i Koçiut “Në këtë ditë të rëndë që ka tronditur çdo familje shqiptare, ndava nga afër dhimbjen me familjet që humbën engjëjt e tyre. Është një...