Kadilli shpërthen ndaj Berishës: Do vrasë partinë përpara se të largohet nga kjo botë

Kadilli shpërthen ndaj Berishës: Do vrasë partinë përpara se të largohet nga kjo botë

Partia Demokratike nuk po reflekton përballë krizës dhe protestës qytetare, por po mbyllet gjithnjë e më shumë rreth liderit të saj. Kështu shprehet ish-drejtuesi i PD-së dhe ish-kandidati për kryetar, Fatbardh Kadilli, i cili ka kritikuar procesin e ashtuquajtur të “ripërtëritjes” së partisë. Sipas Kadillit, ky proces nuk ka sjellë ndryshim politik, por vetëm besnikëri ndaj Sali Berishës dhe forcim të berishizmit. Kadilli thotë se PD-ja nuk po e dëgjon mesazhin që vjen nga protesta qytetare dhe se demokratët vazhdojnë të besojnë se problemi qëndron gjithmonë jashtë partisë. Sipas tij, edhe thirrjet e protestuesve “Rama në burg, Berisha në burg” duhet të shërbenin si një moment reflektimi për opozitën. Kadilli e konsideron këtë një sinjal politik që PD-ja nuk mund ta injorojë. Ai thekson se...