Zjarret nuk ndalen/ 7 vatra aktive, ushtria dhe avionët në betejë me flakët
Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në territorin e vendit, ndërsa tre të tjera janë nën monitorim. Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Mbrojtjes, e cila raporton se situata po mbahet nën kontroll dhe se aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Deri në orën 20:00 të 17 gushtit janë regjistruar 13 vatra zjarri. Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 424 forca operacionale dhe 14 automjete zjarrfikëse. Në terren kanë dalë edhe Forcat e Armatosura, me 129 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Në Malin e Dajtit, operacioni vijon me forca në terren dhe mbështetje ajrore. Sipas Ministrisë, nuk ka rrezik për zonat e banuara. Priska është nën kontroll dhe në monitorim, ndërsa zjarri...
Burimi:
ntv.al