Tani vjen goditja në kuti/ Ermal Hasimja: Vota ndëshkuese mund të jetë vendimtare

Tani vjen goditja në kuti/ Ermal Hasimja: Vota ndëshkuese mund të jetë vendimtare

Politologu Ermal Hasimja vlerëson se vala e protestave ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në klimën politike shqiptare, duke thyer apatinë dhe duke rikthyer veçanërisht të rinjtë në jetën publike. Hasimja tha se mijëra qytetarë që kanë marrë pjesë në protesta mund të shprehin pakënaqësinë e tyre edhe në zgjedhje, përmes asaj që në politikë njihet si “votë ndëshkuese”. Sipas tij, është e vështirë të besohet se qytetarët që kanë dalë në shesh duke kërkuar ndryshim do të votojnë më pas për të njëjtën qeverisje. Hasimja e cilësoi protestën edhe si një “shkollë demokracie”, ku qytetarët kanë diskutuar dhe janë përballur me ide e qëndrime të ndryshme politike. Në këtë mënyrë, sipas tij, protesta ka rritur ndërgjegjësimin qytetar dhe pjesëmarrjen politike. Politologu argumentoi gjithashtu se...