“Protesta ka përfunduar”/ Deklarata e fortë e avokatit: 21 Janari është drejt fundit, pritet arrestimi i Berishës
Avokati Idajet Beqiri thotë protesta në bulevard, është futur në një rrugë pa krye. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se qytetarët duhet të protestojnë për faktin se kreu i PD, Sali Berisha, nuk po dënohet për krimet që ka bërë. Beqiri shtoi se ka përfunduar hetimi për çështjen e 21 janarit dhe pritet arrestimi i Berishës. “Protesta është futur në rrugë pa krye, një çiban po e dëmton jetën në kryeqytet. Kryeqytetasit duan të shëtisin në bulevard. Nuk dinë çfarë kërkojnë. Protesta nisi për interesa të vendeve që kishin halle me Shqipërinë, e cila po ecte në rrugë të mbarë në fushën e turizmit. Protesta nisi për interesat e Greqisë, Serbisë dhe Iranit. Pastaj u futën brenda...
Burimi:
javanews.al