GRABITJA NE PASKUQAN, ARRESTOHET AUTORI
Policia e Tiranës ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të grabitjes së argjendarisë “Luani” në Paskuqan, ngjarje e ndodhur më 5 gusht. Në pranga ka rënë Argys Kalsi, i cili u arrestua në Qafë Thanë teksa dyshohet se po tentonte të largohej nga Shqipëria. Sipas burimeve, policia e kishte identifikuar prej disa ditësh Kalsin si një prej autorëve të dyshuar, por kishte vijuar ta mbante nën vëzhgim, me qëllim identifikimin dhe kapjen edhe të bashkëpunëtorit tjetër. Grabitja ndodhi më 5 gusht, kur dy persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov hynë në argjendari, kërcënuan punonjësen dhe morën bizhuteri floriri me vlerë rreth 1.5 milionë lekë. Hetimet kanë zbuluar se autorët u larguan me një motor, i cili më vonë u gjet i braktisur...
Burimi:
ntv.al