Në kërkim për ‘puç ushtarak’ /Arrestohet në Rinas 67-vjeçari turk (EMRI)

Në kërkim për ‘puç ushtarak’ /Arrestohet në Rinas 67-vjeçari turk (EMRI)

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ndaluar nga autoritetet shqiptare në aeroportin e Rinasit, gjatë tentativës për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi u krye nga Njësia Rajonale Antiterrorizëm në Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe partnerët ndërkombëtarë, pas shkëmbimit të informacionit operacional dhe kontrolleve të shtuara në pikat e hyrjes dhe daljes së vendit. I ndaluari është identifikuar si Ibrahim Karaoğlu, 67 vjeç, i cili rezulton i kërkuar ndërkombëtarisht për veprat penale “tentativë për rrëzimin e rendit kushtetues” dhe “anëtarësim në organizatë të armatosur terroriste”, sipas legjislacionit penal turk. NJOFTIMI I POLICISE: Ndalohet nga Njësia Rajonale Antiterrorizëm, Tiranë, një shtetas që kërkohej ndërkombëtarisht, për tentativë për rrëzim të rendit kushtetues dhe pjesëmarrje në organizatë...