Apeli i GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Ilir Metës për masë më të lehtë sigurie
Apeli i GJKKO ka vendosur të mos pranojë ankimin e paraqitur nga ish-Presidenti Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë. Në kërkesën e tij, përmes avokatit Kujtim Cakrani, Meta kishte propozuar alternativa si arrest në shtëpi, garanci pasurore, detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore apo ndalim të daljes jashtë vendit. Megjithatë, Apeli vendosi mospranimin e ankimit, duke lënë në fuqi masën aktuale të arrestit në burg. Sipas vendimit, palët kanë të drejtë të bëjnë rekurs pranë Gjykatës së Lartë. Ish-Presidenti Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024 dhe përballet me një sërë akuzash të rënda, përfshirë korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontratën lobuese të LSI-së në Shtetet e Bashkuara, si dhe pastrim parash e...
Burimi:
vizionplus.tv