Harta e vitit 1709 në fondet e Bibliotekës Kombëtare, si paraqitej bota në hartografinë e kohës
Më 3 gusht 1492, nga porti i Palosit në Spanjë, nisi një nga udhëtimet më të rëndësishme në historinë e njerëzimit. Ekspedita e Kristofor Kolombit drejt Perëndimit hapi një epokë të re eksplorimesh dhe ndryshoi përgjithmonë njohuritë e njerëzimit për hapësirën gjeografike. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë sjell në vëmendje këtë ngjarje historike, duke theksuar se udhëtimet transoqeanike shënuan një periudhë të re eksplorimesh, shkëmbimesh kulturore dhe transformimesh historike. “Më 3 gusht 1492, nga porti i Palosit në Spanjë, ekspedita e Kristofor Kolombit ndërmori një udhëtim që do të ndryshonte përgjithmonë hartën e botës së njohur dhe mënyrën se si njerëzimi e konceptonte hapësirën gjeografike. Udhëtimet transoqeanike shpallën një epokë të re eksplorimesh, shkëmbimesh kulturore dhe transformimesh historike, të cilat ripërcaktuan marrëdhëniet midis popujve dhe kontinenteve....
Burimi:
sot.com.al