63 milionë euro taksë pasurie në buxhetin e bashkive/ Himara dhe Cërriku kryesojnë rritjen në gjysmën e parë të vitit

63 milionë euro taksë pasurie në buxhetin e bashkive/ Himara dhe Cërriku kryesojnë rritjen në gjysmën e parë të vitit

Të ardhurat e pushtetit vendor po njohin një rritje të fortë, duke reflektuar shtimin e arkëtimeve nga taksat dhe tarifat vendore që paguajnë qytetarët dhe bizneset në të 61 bashkitë e vendit. Shifrat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, bashkitë kanë mbledhur afro 34.8 miliardë lekë, ose rreth 371 milionë euro, duke regjistruar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në raport me 6-mujorin e parë të vitit 2025, të ardhurat e pushtetit lokal për periudhën janar–qershor 2026 janë rritur me rreth 15.7 miliardë lekë, ose 81.9%. Edhe kundrejt planit fillestar, bashkitë e kanë tejkaluar parashikimin me 68.2%, duke arkëtuar afro 14.1 miliardë lekë më shumë. Peshën më...