E gjatë 120 km, dy orë udhëtim dhe tërësisht e elektrifikuar, prezantohet në Lezhë projekti i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit! Përfundon më 2030
Projekti për rikonstruksionin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit u prezantua në Lezhë përmes një dëgjese publike me komunitetin e zonave ku do të kalojë ky projekt e rëndësishëm infrastrukturor. Sipas ekspertëve, investimi do të realizohet mbi gjurmën ekzistuese të hekurudhës, e cila do të rikonstruktohet dhe do të përshtatet me standardet evropiane. Projekti tashmë ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së kontraktorit, ndërsa punimet parashikohet të përfundojnë deri në vitin 2030. “Projekti është në një fazë tjetër, tani do të fillojnë punimet. Traseja e trenit do të jetë i rrethuar me një gardh metalik, stacionet gjithashtu do të kenë rregullime dhe do të jenë të rrethuara. Do të bëhet një rikonstruksion total. Duke qenë se hekurudha do të jetë elektrike do të kemi një...
Burimi:
javanews.al