AZHBR 7.2 mld lekë për fermerët/ Gati kësti i parë nga Skema Kombëtare e Subvencioneve, 41 mijë përfitues

AZHBR 7.2 mld lekë për fermerët/ Gati kësti i parë nga Skema Kombëtare e Subvencioneve, 41 mijë përfitues

Së shpejti AZHBR do të nisë disbursimin e 7.2 miliardë lekëve që qeveria ka vënë në dispozicion për fermerët që aplikuan për subvencione në Skemën Kombëtare dhe atë të Investimeve. Numri i fermerëve që do të subvencionohen afërsisht shkon në 41 mijë, ku numrin më të lartë të aplikimeve kësaj here e zënë fermerët që kërkojnë para për tokën e punuar dhe blegtorët e të imtave. “Tashmë AZHBR ka bërë kontrollet paraprake të asaj që ne i quajmë Skema e Pagesave Direkte, duke prodhuar kështu edhe listën e përfituesve të skemës, e cila po aplikohet tani nëpërmjet kontrolleve me qëllim që të fillojë pagesa e këstit të parë të shumës që fermerët kanë kërkuar”, u shpreh zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri. Ndërsa...